Do të ishte mirë që bashkëshortja e LeBron James, Savannah, të mos i përdorte rrjetet sociale për momentin.
Muajin e kaluar Rihanna bëri “ngacmimin”e parë teksa postoi në Instagramin e saj një foto të vetes me bikini dhe të shënuar në stomak numrin 23 me krem dielli.
Bad Gal Riri gjithashtu është siguruar që ta etiketojë edhe mbretin James në këtë postim. Kështu, pasi LeBron udhëhoqi fitoren ndaj Golden State Warriors, në finalen e NBA të zhvilluar mbrëmjen e së dielës, Rihanna ripostoi të njëjtën foto. “Akoma e njëjta ndjesi” , tha ajo dhe nuk u ndal me kaq. Riri madje e quajti James “baby”. Në këtë mënyrë 28 vjeçarja vazhdon të provokojë edhe bashkëshorten e LeBron dhe Savannah me siguri ka disa fjalë për t’i thënë “vajzës së keqe”.