Është një ndër këngëtaret më të famshmë në botë, ku këngët e saj shndërrohen në hite dhe ndër më të pëlqyerat nga publiku.
Rihanna sapo na zbuloi, se përveç muzikës, paska dhe një tjetër pasion, atë të gatimit. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj dëshirën e madhe për ti gatuar vetë ushqimet që konsumon. Ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’, ku tregon se si e gatuante vetë ushqimin hap pas hapi.
Ndryshe nga se si janë mësuar të gjithë t’i hanë pastat, Rihanna preferon t’i shoqërojë ato me mustardë. Nuk do të ishte e çuditshme që pas këtyre videove të postuara nga vetë ajo, të gjithë do të provojnë t’i gatuajnë ato njejtë si këngëtarja.
Ajo e ka treguar dhe më parë pasionin e saj të madh për ushqimin duke thënë se në çdo vakt mendonte se çfarë do të përgatiste për vaktin e ardhshëm. Kjo në fakt konfirmohet dhe me peshën e këngëtares vitet e fundit, ku duket se ka ndryshuar goxha por vazhdon të mbetet njësoj sexy.