“Vajza e keqe” RiRi di si të elektrizojë publikun!
Nëse ka një këngëtare që di t’i përshtatet çdo lloj skene, ajo është Rihanna. Këngëtarja nga Barbadosi teksa po këndonte këngën “Wild Thoughts” në Grammy Awards i dha të gjithë egërsinë e saj skenës në Madison Square Garden me një veshje rozë të guximshme.
Ajo nuk u përmbajt fare me performancën e saj të mrekullueshme e të çmendur njëkohësisht edhe pse gjoksi gati sa nuk i doli nga fustani rozë i hapur që i tregonte pak kilet e tepërta.
Pikërisht imazhi dhe performanca e saj, u komentua shumë në rrjetet sociale dhe fansat krijuan menjëherë meme komike pas shpërthimit të “vajzës së keqe” Riri në skenë.
Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të provojë gjërat e ndaluara gjatë një shfaqjeje.