Bukuroshja nga Barbadosi u ka thënë miqve se “është në dashuri” me të dashurin e saj të ri, Hassan Jameel.
Dhe nuk është dhe aq e vështirë të shihet pse Rihanna është tërësisht e trullosur pas biznesmenit arab, pasi bëhet me dije se ai “i dërgoi një arush në një distancë prej gjysmës së botës në një avion privat të boshatisur”, vetëm për t’i bërë asaj përshtypje. Bilioneri, familja e të cilit ka të drejtën për të shpërndarë automjetet Toyota në Arabinë Saudite, i bëri përshtypje këngëtares 29 vjeçare me “gjestet e mëdha romantike dhe serioze”. Dhe për sa kohë që paratë nuk mungojnë, çdo gjë mund të realizohet.