Super hiti 'Work' i Rihannës dhe Drake vazhdon të jetë në vendin e parë për të gjashtën javë rradhazi në Billboard Hot 100.
Këngëtarja 28 vjeçare konfirmoi edhe njëherë se çdo hap që hedh në muzikë e ka të menduar mirë. Kënga përfaqësuese e albumit “Anti” është gati të thyejë rekorde në Billboard Hot 100 duke konkuruar kështu me “The Beatles”. Rihanna tashmë mbushi 57 javë që ndodhet në një prej klasifikimeve më të rëndësishëm dhe është vetem 2 javë larg rekordit të legjendarëve “The Beatles” të cilët kanë qëndruar ne “Billboard Hot 100” për plot 59 javë. Bravo Riri..!!