INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna heq dorë nga Grammys në minutën e fundit. Arsyeja?

Rihanna heq dorë nga Grammys në minutën e fundit. Arsyeja?

Publikuar më: 09:45 16-02-2016

Lajme të këqija vijnë nga Rihanna!

Hitbërësja e "Stay", nuk ishte pjesë e Grammy Awards mbrëmjen e djeshme. Ky lajm aspak i kendshem vjen nga sajti tmz.com ku thuhet se ajo po merrte antibiotikë para natës së madhe, por nuk i dhanë asnjë efekt. Këngëtarja 27-vjeçare ka pësuar nje problem me kordat vokale dhe bronkitin, gje e cila nuk i dha asaj mundësinë të ishte pjesë e Grammy Awards. Ajo madje kishte bërë edhe provat finale, por e kishte të pamundur të performonte. Sipas tmz.com ajo ishte nën kujdesin e mjekëve të cilët e ndaluan rreptësisht të këndonte. Ajo madje nuk u shfaq as në tapetin e kuq. Riri, shpresojmë të shërohesh shpejt!

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783