Finalja e madhe e NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors u bë shumë e nxehtë nga vajza e keqe Riri.
Ajo e vodhi tërësisht shfaqjen në ndeshjen e parë të finaleve të NBA që u luajt në Oakland të Kalifornisë. Bukuroshja 29 vjeçare realizoi një hyrje dramatike në fushën e lojës, nuk ia shqiti sytë kampionit Kevin Durant të Golden State, i cili ia ktheu me të njëjtën monedhë. Kjo është një tradhëti e pastër që këngëtarja nga Barbadosi i bën LeBron James-it, legjendës së Cleveland, për të cilin ka deklaruar publikisht me kohë një lloj pëlqimi të pamohueshëm. Por ndërsa 32 vjeçari tregoi se kishte sy vetëm për gruan e tij, Durant duket një zëvendësues i mirë për Rihanna-n.