Rihanna është një ndër artistet më të përfolura, e cila para pak ditësh është shpallur edhe si këngëtarja më e pasur sipas revitës ‘Forbes’. Edhe pse ajo ka bërë pauzë nga muzika, Rihanna vazhdon të ruajë vëmendjen falë linjës së produkteve kozmetike të markës së saj, “Fenty”.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, e cila është pjesë e ‘Interview Magazine’ dhe mund të themi që po ‘çmend rrjetin’. E veshur kokë e këmbë me printin më të komentuar të momentit, me atë të leopardin, Rihanna duket kaq sensuale dhe joshëse.