Një luftë që nuk do të mbarojë kurrë!
Ishte një moment i shkurtër, por që nuk kishte se si t’u shpëtonte rrjeteve sociale dhe t’i tërbonte fare ato. Vajza e keqe Riri duket se u përpoq qëllimisht të thumbonte Beyoncen ndërkohë që diva e muzikës po pranonte çmimin për “Albumin Më të Mirë Bashkëkohor Urban”. Bukuroshja 28 vjeçare, e cila ishte gjithashtu e nominuar për atë çmim, i vuri flakën Twitter-it pasi jo vetëm dukej krejtësisht e painteresuar për fjalimin e Beyonce duke biseduar me personat që kishte pranë, por edhe e injoroi duke vënë pak buzëkuq pa i kushtuar aspak vëmendje asaj që ndodhte në skenë. Thjesht po vazhdonte luftën e saj historike me Beyonce apo u tregua dhe zhgënjimi i humbjes ishte shumë i fortë që Riri ta pranonte? Si do që të jetë, përsëri ishte një veprim prej humbseje...