Pasi na ka bërë të presim gjatë për publikim e albumit të saj ANTI duke na vënë në provë durimin, Riri ka një lajm të mirë për të na dhënë.
Ajo do të performojë në ndarjen e çmimeve Grammy. Në një spot të ri publicitar, këngëtarja 27-vjeçare hedh një monedhë me komentatorin e CBS Sports, Jim Nantz, për të parë se kujt do i vijë më parë dita e madhe: Atij për Super Bowl 50 apo asaj për t’u ngjitur në skenën e Grammys. Shfaqja do të nisë më 15 Shkurt, një javë pas ndeshjesh, por siç edhe Riri thotë: Ja vlen të presësh për të!