Si mund të festohet më mirë periudha festive e fundvitit përveçse me një ndryshim total në look?
Ky duket se ishte dhe mendimi i vajzës së keqe Riri, e cila vendosi ta presë vitin e ri 2017 me një pamje tërësisht të re. Ajo solli një ndryshim të madh në jetën e saj duke prerë dreadlocks-at e saj të famshëm. Jo vetëm kaq por bukuroshja 28 vjeçare transformoi edhe ngjyrën e tyre, duke i bërë në bjondë platini. Një ndryshim rrënjësor duke llogaritur që kaloi nga rastat e zeza, por Riri nuk është ajo që mund të cilësohet saktësisht si njeriu më i rregullt në botë. Padyshim lëvizje e guximshme, por mund të themi që ylli i shumë hiteve i ka rënë sërish pikës. Për të kush e di se satën herë radhazi...