INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna ka një mesazh të rëndësishëm për ju

Rihanna ka një mesazh të rëndësishëm për ju

Publikuar më: 11:19 26-01-2016

Pas gati një viti pritje dhe shumë videove ngacmuese, këngëtarja 27-vjeçare na jep lajmin e mire.

Përveç faktit se Kanye nuk ishte më producenti i saj, Riri na bën të ditur se albumi Anti sapo ka përfunduar.Ky lajm ka ardhur përmes një postimi në Twitter. ku Rihanna shkruan se është duke dëgjuar albumin me kufjet e saj prej mbretëreshe nga Dolce & Gabbana. E si mund të ishte ndryshe? Më në fund, pas kaq shumë kohësh në pritje, do të vijë së shpejti albumi i saj i 8. Nuk na ngelet tjetër veçse të festojmë me tullumbace të kuqe, ashtu si kopertina e  albumit në rast se nuk ju kujtohet, ku shfaqet një Rihanna e vogël duke mbajtur një tullumbace.

Kujtojmë që së shpejti, artistja do të performojë edhe në natën e çmimeve Grammy ku pritet të zbulojë edhe disa prej materialeve të reja nga albumi. Siç duket, Leo DiCaprio është një motivues i mirë për të dhe mbase, pse jo, edhe ajo të jetë fatsjellëse për atë në çmimet Oscar.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982