Ka kaluar pak kohë që kur bukuroshja nga Barbadosi ishte përfolur për lidhje romantike me ndonjë mashkull.
Dhe duekt se këtë herë Rihanna ka vendosur që të kthehet dhunshëm në aksion. Ashtu siç vetëm vajza e keqe Riri di të bëjë. Ylli i muzikës RnB është kapur mat ndërkohë që puthej në mënyrë shumë pasionante me një mashkull të panjohur në krah të pishinës. Edhe pse ndoshta thjesht e kanë kapur në një moment të keq, kur Rihanna dukej se i ishte futur “punës” me kokë. Dhe duke gjykuar nga gotat me shampanjë në anë të pishinës që janë të mbushura plot, dyshja vështirë se i ka hequr për ndonjë çast duart (dhe gjërat e tjera) nga njëra-tjetri.