Pavarësisht suksesit të menjëhershëm, jo të gjithë janë treguar pozitivë rreth klipit "Work" të Rihanna-s.
Një ndër këto të paktët ka qenë reperja Azealia Banks, e cila ka shfrytëzuar Twitter si "armën" e saj kundër Ririt. Me anë të disa postimeve të njëpasnjëshme, Banks ka kritikuar videon e Rihanna-s, duke e quajtur atë një kopje të shëmtuar të klipit "Baby Boy" të Beyonce të vitit 2009-të.
Sipas artistes "divat e sotme të pop-it" nuk japin maksimumin për të prodhuar muzikë të mirë. Përkundrazi janë ato që po e prishin tregun. Nuk dimë çtë mendojmë për këto "akuza" sikundër Azealia Banks ka kohë që nuk po shohim në mesin artistëve të suksesshëm. Por mund të themi me siguri se Riri nuk është viktima e saj e parë dhe as e fundit!