INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna kritikon Cardi B, i quan veshjet e saj “një gjë të shëmtuar ghetto-je” [FOTO]

Rihanna kritikon Cardi B, i quan veshjet e saj “një gjë të shëmtuar ghetto-je” [FOTO]

Publikuar më: 12:03 25-10-2018

Cardi B po përjeton muzikën e saj më të mirë, por mesa duket jo të gjithë kanë mendim pozitiv për të. Reperja e njohur ka lançuar  këngën “Money” vetëm si audio, por si cover të këngës ajo ka përdorur një pozë të saj ku mban veshur vetëm një palë doreza të mbuluara me ar të “Christian Cowan”, dhe një kapele disi të çuditshme.

Cardi-B-gold-jewel-watch-gloves.jpg

 

Kaq ka mjaftuar që kjo gjë të rrëmbente vëmendjen e Rihannës përsa i përket veshjes së reperes, por jo për mirë sigurisht dhe nëse të kritikon një ikonë stili i Riri padyshim që ka vlerë dhe duhet te mendohesh dy herë për zgjedhjet që bën në të ardhmen.

Një video e intervistës së Rihannës me kryeredaktorin e Vogue po qarkullon në internet ku ajo i quan të njëtat palë doreza që mban të veshura reperja si “ një gjë e shëmtuar ghetto-je”.
Epo tani shpresojmë që të mos i vijë ndonjë këpucë kokës Rihannës nga Cardi B.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602