INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna kthehet te Chris Brown pas ndarjes nga Drake? [FOTO]

Rihanna kthehet te Chris Brown pas ndarjes nga Drake? [FOTO]

Publikuar më: 19:30 14-10-2016

Edhe pse Rihanna është zyrtarisht single, ajo ende s’ka asnjë interes në ndjekjen e marrëdhënieve të dështuara. Këngëtarja 28 vjeçare është ndarë nga Drake, por kjo nuk do të thotë se ajo do të shkojë me vrap në krahët e dashurisë së saj të parë, Chris Brown. “Ajo e bëri njëherë këtë gabim, dhe nuk do të kthehet më të ai”, u shpreh një burim i afërt me bukuroshen nga Barbadosi për Hollywoodlife.com. “A mund të jenë miq? A mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin përsëri? Sigurisht që po, por vetëm kaq. Nëse Chris shpreson, ai do të mbetet i zhgënjyer”.

Me të vërtetë duket qartë se Rihanna nuk është e interesuar të rindezë romancën e saj me Drizzy ose Breezy,pasi ditë më parë ajo postoi një mesazh në Instagram, duke zbuluar saktësisht se si ndihet ajo në lidhje me të qenurit single. “Anjë nga ish-ët e mi, nuk është i martuar ose i lumtur me marrëdhëniet e tyre, kështu që me siguri, nuk isha unë problemi”.

Pas ndarjes nga Drake, një tjetër burim u shpreh se Chris Brown i ka dërguar një mesazh në formë shakaje RiRi-t, duke i thënë se ai ishte aty për të nëse ajo kërkonte një shpatull për tu mbështetur.

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494