INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna martohet së shpejti me biznesmenin, por Chris Brown është plotësisht zemërthyer!

Rihanna martohet së shpejti me biznesmenin, por Chris Brown është plotësisht zemërthyer!

Publikuar më: 14:44 06-05-2018

Rihanna martohet së shpejti me biznesmenin, por Chris Brown është plotësisht zemërthyer!

Kohët e fundit po qarkullojnë lajme se Rihanna dhe i dashuri i saj Hassan Jameel kanë filluar të flasin për martesë. Ai nuk ka propozuar ende, por po shkon në atë drejtim dhe sigurisht që nga Rihanna ka një “PO” të madhe. Rihanna shumë e dashuruar me të dhe se ai është djalë i ëndrrave të saj për të. Ajo madje po mendon që të shkojë në Paris që të jetë sa më afër tij.

Megjithatë jo të gjithë janë të lumtur për këtë histori dashurie. Sipas një burimi për HollywoodLife “Chris Brown është tronditur shumë kur ka marrë vesh që ish e dashura e tij Rihanna do të martohet dhe është kaq e dashuruar”. Burimi ka shtuar se ai mendon për këngëtaren gjatë gjithë kohës dhe është ende i dashuruar me të. Ai nuk është i lumtur që gjërat e tyre përfunduan dhe i vjen keq që tashmë e ka humbur përgjithmonë. “Chris Brown është i dëshpëruar që ai nuk do të ketë tanimë asnjë shans tjetër për të qenë me Rihannën. Në qoftë se Rihanna martohet me të dashurin e saj, Chris do të ndihet i shkatërruar”, është shprehur burimi për HollywoodLife.

Na vjen keq për ty Chris, por të paktën një mësim duhet ta kesh marrë: “Vlerësoi gjërat kur i ke dhe jo kur i ke humbur”.

 

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125