E bëri sërish!
E përfolur gjithmonë për stilin e saj unik, Rihanna nuk i ka zhgënjyer as këtë herë fansat e saj. Teksa ka ndjekur nga afër festivalin e përvitshëm të Coachella-s të mbajtur këto ditë në Kaliforni, artistja na ka lënë pa fjalë duke u shfaqur e mbuluar e gjitha me diamantë nga koka tek këmbët. Një lëkurë e dytë të cilën Riri e ka shoqëruar me një palë pantallona xhins të shkurtra si dhe një kanatjere të bardhë.
Ka qenë vetë 29-vjeçarja ajo që ka treguar veshjen aspak të zakonshme të realizuar nga dizenjatorët e firmës Gucci, duke bërë madje edhe ironi me faktin se nuk ishte ende gati të largohej nga Coachella sikundër kishte nga ata që ende nuk e kishin parë live kostumin e saj. Ndonëse shumë supermodele ishin të pranishme në festival, Rihanna ja arriti të fitonte titullin "Mbretëresha e Coachella-s"!