INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna, më e mira e vajzave me ngjyrë për 2016-tën

Rihanna, më e mira e vajzave me ngjyrë për 2016-tën

Publikuar më: 11:40 15-03-2016

BET, Black Entertainment Television, ka vendosur të vlerësojë Rihanna-n me një çmim të rëndësishëm në eventin e rradhës.

Bëhet fjalë për Black Girls Rock Awards, një event ku siç mund ta kuptoni edhe nga vetë emri i dedikohet arritjeve të femrave me ngjyrë në botën e showbizit. Në ceremoninë që do të mbahet më 1 prill, Riri do të nderohet me Rock Star Award. Kjo për shkak se sipas një postimi në Sajtin zyrtar të eventit, këngëtarja 28-vjeçare ka vërtetuar tashmë se është një pasuri kulturore për njerëzit me ngjyrë, duke qenë se ka shitur mbi 54 milionë albume dhe 210 milionë singëlla në mbarë botën. Pa harruar faktin se vitet e fundit është shndërruar në një ikonë mode duke u bërë edhe imazh i shumë firmave të njohura, si psh ajo Dior. E meriton, padyshim!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438