Ashtu siç e lajmëroi publikisht, tashmë Rihanën nuk do ta identifikojmë më vetëm si një divë të muzikës, por ajo do të sjelli për publikun edhe linjën e të brendshmeve të quajtur “Savage x Fenty”.
Koleksioni i të brendshmeve pritet të lançohet në datën 11 maj dhe ka qenë pikërisht faqja “Savage x Fenty” e cila me një video të publikuar në Insta ka shfaqur reklamimin dhe fakti që bën përshtypje është zgjedhja e modeleve të bëshme për të prezantuar linjën e të brendshmeve.
“Savages vijnë në të gjitha format dhe madhësitë në 11 maj 2018”, shkruan Rihanna në postimin e linjës së saj të të brendshmeve.
Shumë popullore Riri! Këngëtarja mesa duket ka zgjedhur të lançojë në treg veshmbathje për të gjithë duke hedhur poshtë paragjykimet.