Ndonëse u tha se nuk kishte performuar në Cochella këtë fundjavë, duket se e vërteta është kopmlet tjetër.
Calvin Harris i ka dhuruar fansave të pranishën në festival, teksa gjatë setit të tij ka prezantuar në skenë, Rihanna-n dora vetë. E veshur me një xhaketë ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu, Riri ka performuar "We Found Love", bashkëpunimin e saj me Harris të vitit 2011-të, i cili sigurisht ka bërë namin njëkohësisht edhe në Twitter. Ne fakt prezantuesit e Coachella-s kishin paralajmëruar që një yll i madh do t'i bashkohej Calvin Harris në skenë, megjithatë të gjithë mendonin se ajo do të ishte Taylor Swift. Por kjo e fundit ishte e ftuar në një dasëm në Teksas!