Akoma jemi më pritje të një albumi të ri muzikor nga Rihanna, pasi kanë kaluar 3 vite nga ai i fundit, por duket se ajo është fokusuar tek linja e saj e produkteve kozmetike, ndërkohë që kohët e fundit janë shtuar dhe dyshimet për një shtatëzani të mundshme.
Fansat e saj në ‘Twitter’ janë të sigurt se ajo do të bëhet nënë së shpejti pas shfaqjes së saj në festën vjetore të Diamond Ball.
Në një intervistë të saj në revistën
“Essence” ajo flet se sa krenare ndihet që është grua me ngjyrë.
“Unë jam një grua me ngjyrë. Erdha në jetë nga një grua me ngjyrë dhe do sjell në jetë një grua me ngjyrë. Ne jemi speciale dhe bota duhet të fillojë ta kuptoj këtë”.
Fansat e saj janë përqëndruar tek fjalët që ajo do sjellë në jetë një grua me ngjyrë. Duke ju shtuar dyshimeve dhe foto nga performanca e saj me barkun e rrumbullakosur, për ta është thuajse e konfirmuar.
Kujtojmë se Rihanna është në një lidhje dashurie me bilionerin Hassan Jameel prej më shumë se 2 vitesh tani.