INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna në versionin Neferrtiti, Fansat nuk komentojnë këndshëm, ja çfarë i thanë

Rihanna në versionin Neferrtiti, Fansat nuk komentojnë këndshëm, ja çfarë i thanë

Publikuar më: 17:51 28-10-2017

Normalisht biem dakort që Rihanna është ikonë dhe s’mund të gabojë kurrë me zgjedhjet që bën. Ama, kësaj here kopertina e saj për Vogue Arabia po nxit ca diskutime.

Rihanna pozoi si Nefertiti, mbretëresha egjiptiane, gjë që nuk është dhe aq rastësi pasi këngëtarja e ka tatuazh nën gjoks. Ajo ndau me ndjekësit foto të kopertinës në Instagram dhe përtej komenteve pozitive, kishte edhe disa kritika.

Problemi qëndron në faktin se dikush jo-arab, vendoset në kopertinën e një reviste arabe, kur ekzistojnë plot modele dhe figura të njohura vendase që mund të shfaqeshin në vend të saj. Quhet Vogue Arabia për një arsye, shrkuan anabel.

Diçka e ngjashme ndodhi edhe më herët me kopertinat e Bella dhe Gigi Hadid po në Vogue Arabia. Sidoqoftë, atëherë polemikat ishin të pakuptimta pasi të dy motrat modele janë gjysmë palestineze dhe muslimane.

df294e1ea3418c1ffe6619b2b4e4c5bf.jpg5cd608eda314ef87e58d1d7c9e9ece7e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104