Edhe pse punon shumë, Riri arrin të gjejë gjithmonë kohë për ta argëtuar veten.
Prandaj e kemi parë aq shpesh në vendet e saj të preferuara për të pushuar....plazhet dhe pishinat.
Këtë herë 28 vjeçarja është parë bashkë me mikeshën e saj të ngushtë Melissa Forde në ishujt Turks dhe Caicos ku përveçse herë pas here zhyteshin në ujë, bënin papushim edhe shkrepje në SnapChat. Ylli i muzikës Pop-RnB ka kaluar disa momente mjaft relaksuese teksa mbante edhe një shishe birre në dorë.
Ajo ka përfituar që me këtë rast të bëjë dhe disa shkrepje mjaft hot me bikini. Rihanna me linja perfekte, me një shishë birre në njërën dorë dhe me një cigare marihuane në tjetrën, është pamja që të ofrojnë këto foto. Vështirë të konkurohet vajza nga Barbadosi.