INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna, një mbretëreshë në fushën e modës: Nga stiluese në sipërmarrëse! [FOTO]

Rihanna, një mbretëreshë në fushën e modës: Nga stiluese në sipërmarrëse! [FOTO]

Publikuar më: 11:07 27-07-2016

Në ditët e sotme Rihanna është një sipërmarrëse fashion thuajse po aq sa është një yll i muzikës pop.

Ajo është drejtoresha krijuese e gjigandit të sportit Puma dhe kompanisë së çorapeve Stance, fytyra e fushatës Secret Garden të Dior. Si të mos mjaftonin këto, Riri ka shtatë fragranca që mbajnë emrin e saj, ka dizajnuar syzet për Dior, ka bashkëpunuar dhe me Manolo Blanhik për një koleksion këpucësh. E thënë shkurt, një mal me arritje. Dhe të mendosh që nuk mbaron me kaq!

Tashmë ajo ka hapur një dyqan pop-up (tip kioske të madhe) për butikun francez Colette. Dyqani në fjalë do të qëndrojë i hapur deri më 30 korrik, si fizikisht ashtu edhe online, dhe do të ofrojë shumë prej krijimeve të sipërpërmendura të bukuroshes 28 vjeçare. Megjithatë, duket se me vajzën e keqe Riri  asgjë nuk është e mjaftueshme. Kështu, ajo do të përfshijë edhe disa nga krijimet që do të mbajnë firmën e turit ANT, si bluza me kapuç me fytyrën e saj dhe tekstet e këmbëve si dhe kapele me sloganin ikonë “Bitch I know you know”.

Nuk ka rëndësi se ku, në muzikë, fashion apo diku tjetër, Rihanna gjithmon kërkon të jetë numri 1. Të paktën e dimë dhe se çfarë do të bëjë me jetën e saj kur t’i mërzitet jeta si një yll i padiskutueshëm i muzikës.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428