Bukuroshja nga Barbadosi ka qenë gjithmonë e njohur për siluetën e saj elegante e kombinuar me famën prej imboli të femrës seksi.
Megjithatë duket se gjërat nuk janë më si dikur për “vajzën e keqe Riri” dhe duke marrë parasysh 28 vitet e saj nuk mund të themi se është faji i kohës që kalon. Ndërkohë që performonte në Vankuver të Kanadasë ajo tregoi disa forma të reja në trupin e saj, të cilat normalisht nuk priten nga ylli i hiteve të panumërt. Në pjesën e prapme të kofshëve ajo dukej më e mbushur se zakonisht, pak larg linjave të saj të zakonshme delikate. Por nuk mund të themi ama se ngjan keq, pasi duket se çdo ndryshim te Rihanna nuk pritet keq nga fansat dhe atë përsëri e duan. Dhe nëse ka më shumë tule, ndoshta ka më shumë për të dashuruar.