Shtimi në peshë i këngëtares së konsideruar prej vitesh të tëra ‘sexy’, ishte diçka e papritur për të gjithë.
Edhe pse vetë Riri është shprehur se shtimi në peshë është si pasojë e një problemi që ka në tretje, fansat nuk po e pëlqejnë më këngëtaren në këtë formë fizike. E njëjta gjë ndodhi edhe me paraqitjen e fundit që pati në ‘Coachella’ ku ajo që binte në sy ishte vetëm shëndeti i tepërt duke lënë një shije të keqe tek fansat. Megjithatë, duket se Rihanna ndjehet mjaft mirë me këtë peshë dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë. Ndaj, do t’iu duhet të mësoheni me të.