Mbrëmjen e kaluar Rihanna postoi në Instagramin e saj disa foto që tregonin se si e kishte festuar ditëlindjen.
Megjithatë, njërën prej tyre këngëtarja e fshiu shpejt për ta ripostuar sërish më vonë....pas ndryshimit që i bëri. Në sfond të fotos dukej i dashuri i saj aktual Hassan Jameel, për të cilin RiRi nuk donte që të dallohej ndaj e preu fytyrën e tij dhe ripostoi sërish foton. Por ky detaj tashmë po bën xhiron e rrjetit dhe të gjithë janë kuriozë të dinë pse po e mban kaq të fshehtë lidhjen 30 vjeçarja? /intv.al/