Sulmi në Nice jo vetëm që mbolli terror në media por edhe anulloi gjithë veprimtaritë artistike përfshirë edhe koncertet nga yjet e popit.
Mësohet se Rihanna, e cila prej javësh ka nisur turin e saj në Europë , mbërriti në Nice pak orë para se të ndodhte sulmi tragjik ku humbën jetën 84 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.
Ylli i muzikës pop do të mbante koncertin e radhës ne Nice gjatë mbrëmjes të së premtes dhe nuk kishte nga ta dinte që do ishte një ditë e zezë për banorët e qytetit.
Një përfaqësues i këngëtares 28 vjeçare tha se Rihanna është e mirë dhe se koncerti i saj është anulluar.