Kur vjen puna për të treguar aftësitë e saj, Jennifer Lopez nuk njeh konkurencë.
E ftuar në programin "The Tonight Show" me Jimmy Fallon, këngëtarja është bërë pjesë e segmentit "Ew!". Një pjesë goxha interesante ku Fallon luan rolin e një adoleshenteje e cila fton shoqet në shtëpinë e saj. Kësaj here shoqja ishte pikërisht J. Lo, e cila rrëfeu se kishte talent kërcimin. Kaq u desh, dhe në pak sekonda këngëtarja u gjend para kamerave duke tundur e shkundur të pasmet e saj nën ritmet e këngës "Work" të Rihanna-s. Çfarë lëvizjesh dhe çfarë energjie, aspak të zakonshme për një femër që i ka kaluar mes të dyzetave. Por hey kur bëhet fjalë për Jennifer Lopez, smund të presësh ndryshe!