Rihana zyrtarisht ka gjetur filtrin e saj të preferuar në Snapchat, që do të thotë se të gjithë filtrat e tjerë janë të padobishëm. Na fal qenush, koha jote iku. Të gjithë menduan se fytyra kuqalashe me buzët lejla ishte e lezetshme, përfshi këtu dhe Gigi Hadid, por pa mbështetjen e Rihannës, ato janë asgjë.
RiRi e cila s’ka qenë kurrë aq supertuese e filtrave deri në këtë kohë, tregoi se fjongoja e madhe dhe mollëzat e kuqe është e preferuara e saj dhe më e mira. Gjatë kohës që ajo kërcen, ca xixa shkëlqejnë. Ndoshta është thjesht një efekt në filter, por kjo gjë ndodh me Rihannën kudo që ndodhet.