Mbrëmja gala e ‘Diamond Ball’, e eventit të bamirësisë, udhëhiqej nga Rihanna. Këngëtarja shkëlqeu e veshur me një fustan të bardhe më një fjongo të madhe, duke marrë vëmendjen kryesore. Por ishte edhe një detaj që nuk kaloi pa u vënë re. Ndryshe nga sa kemi parë herët e tjera, në këtë event nuk ishte i ftuar i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel. Burime pranë Rihannës kanë zbuluar për “Hollyëood Life” se çifti nuk është ndarë, por këngëtarja i është përkushtuar punës.
“Ajo po bën maksimumin që të ndajë punën nga jeta personale dhe kjo është arsyeja pse nuk e ka ftuar të dashurin e saj. Këto kohë ata po qëndrojnë larg njëri-tjetrit, por nuk janë ndarë akoma”,-janë shprehur burimet.