INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna shpenzon  1.8 milionë dollarë  për mashkullin më të rendësishëm të jetës [FOTO]

Rihanna shpenzon 1.8 milionë dollarë për mashkullin më të rendësishëm të jetës [FOTO]

Publikuar më: 13:02 14-06-2016

Këngëtarja ka blerë një apartament të ri në Barbados për babain e saj, Ronald Fenty.

28  vjeçarja  e ka blerë këtë pronë në zonën Sandy Lane, zonë kjo ku shumë të famshëm të tjerë Si Beyonce dhe Jay Z kanë po ashtu  apartamentet e tyre. Ky gjest bujar  për babain vjen nga princesha e pop-it  pasi ajo i kishte blerë mamasë së saj, Monica Brathwaite një rezidencë me pesë dhoma gjumi në vitin 2012.

Duke folur për Now Magazine, Ronald tha se Robbyn (emri i vërtetë i Rihanna-s), i kishte dërguar atij disa shtëpi për të zgjedhur atë që dëshironte rreth ishullit. “Unë zgjodha këtë jo sepse ishte më e shtrenjtë, por sepse ishte e rrethuar nga kopshte”, tha ai.

“Unë do të jem i shtrirë këtu ndërkohë që shoh një debat televiziv apo kur një autobus me turistë vjen, do të dëshirojnë të bëjnë një foto me mua. Këtu nuk ka privatësi. Jam i rrethuar nga pemë dhe rruga është më e qetë”, shtoi Ronald. 66 vjeçari ende po e merr veten pas një aksidenti që pati 10 vite më parë teksa perplasi makinën me një pemë, prandaj vendi i ri është perfekt që ai ta rimarrë veten. 

Article Logic
Execution time: 0.0020599365234375