Festat po afrohen dhe Rihanna ka menduar t’iu surprizjë me linjën e saj të re të çorapeve.
Kohët e fundit këngëtarja i është përkushtuar shumë fushës së modës madje mund të themi se është mjaft e zonja edhe në marketing. Këto ditë Riri ka sjellë linjën e saj të çorapeve të cilat sjellin më së miri edhe atmosferën e festave të fundvitit. Fenty ka lançuar “Rihannaxstance”, çorape të modeleve të ndryshme ku kryesisht theksi është vënë tek detajet: të ngrohta, të rehatshme dhe me shumë stil.