INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna surprizon edhe më shumë në videon e re

Rihanna surprizon edhe më shumë në videon e re

Publikuar më: 11:49 21-04-2016

Vazhdojnë surprizat nga Rihanna!

Pasditen e se mërkurës 20/4, këngëtarja ka publikuar klipin e saj të radhës nën titullin "Needed Me". Një video paksa e dhunshme, e ngjashme me atë "Bitch Better Have My Money", duke qenë se edhe kësaj here Riri na shfaqet me armë në duar në rolin e një femre të rrezikshme gati kriminele.

Sigurisht këtu ka ndikuar edhe regjisorja e klipit, Harmony Korine, e cila duhet theksuar është regjiisorja e filmit të famshëm "Spring Breakers". "Needed Me" shënon kështu singëllin e tretë të artistes të publikuar nga albumi "Anti", pas atij "Ëork" dhe atij bardhë e zi të dalë në fund të muajit mars "Kiss It Better". Momentalisht Riri po zhvillon tour-in promovues të albumit nëpër botë dhe përgjatë verës do të jetë e pranishme në të gjithe Europën, ndonëse fatkeqësisht jo në Shqipëri!

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373