INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna transformohet në një kaubojse

Rihanna transformohet në një kaubojse

Publikuar më: 11:02 04-03-2016

Nga një vajzë super chic, ne një vajzë fshati kaubojse!

E tillë është paraqitur Rihanna në kopertinën e muajit prill të revistës britanike "Vogue". Por jo pa qëllim, pasi ka qenë vetë artistja e cila përmes Instagramit të saj ka zbuluar se veshjet e përdorura në këtë set fotografik kanë si synim të promovojnë koleksionin "Denim Desserts". Ky i fundit një koleksion këpucësh në bashkëpunim me stilistin e famshëm Manolo Blahnik, i cili njihet prej vitesh për këpucët e mrekullueshme që prodhon. Riri madje ka zbuluar edhe të preferuarat e saj nga ky koleksion, që janë një palë çizme të gjata deri afër vitheve, në material xhins, të zbukuruara në skaje me gurë kristali. "Varet në çfarë takimi po shkon, nëse ke ndërmend të flesh në shtratin tënd, atëherë këto çizme nuk bëjnë për ty" ka thënë me shaka Rihanna!

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615