Diçka e madhe po vjen.
Bëhuni gati për “Rihanna”, jo artisten të cilën natyrisht e njihni, por dokumentarin që do të realizohet mbi të dhe do të titullohet pikërisht kështu, “Rihanna”. Kur je një yll global, karriera jote nuk mund të jetë vetëm muzikë, veçanërisht kur sytë e të gjithëve kërkojnë të shohin në jetën tënde personale. Dhe për ta treguar siç duhet, është futur në lojë regjisori Peter Berg, i cili i dha këngëtares dhe rolin e saj të parë në aktrim, në filmin “Battleship” të vitit 2012. Ai ka bërë me dije se më shumë se një film mbi muzikën, ky do të jetë një studim në karakterin e Rihanna-s. Ai është shprehur entuziast për të vënë në fokus një profesioniste kulmin e karrierës së saj dhe t’i tregojë njerëzve prapaskenat e jetës së “vajzës së keqe nga Barbadosi”. Të shohim a mund të nxjerrë ndonjë gjë që se kemi parë deri tani...