Futbollisti Rikardo Kaka ka konfirmuar disa ditë më parë se nuk e ka rinovuar kontratën me klubin e Orlandos.
Në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Colombus Crew, lojtari 35 vjeçar është shfaqur i emocionuar dhe me lot në sy.
Në fund të ndeshjes Kaka u përcoll me duartrokitje dhe falënderime, dhe tashmë pritet të vijojë karrierën në një tjetër klub.