Pas kombëtares kryefjalë e mediave vendase por edhe ne disa evropiane është bërë bukuroshja shqiptare Rike Roci. Asetet e saj kanë tërhequr madje vëmendjen edhe të politikanëve. Në një intervistë në skype me Rudin dhe Mateon, Rikja ka folur për momentin kur regjia e stadiumit ishte fokusuar tek ajo dhe shoqja e vet.
“Nuk prisja që të fokusoheshin tek unë edhe pse e dija që nëpër ndeshje të tilla fokusohen edhe tëk femrat. Nuk më beson askush po në stadium ishte shumë vapë.” – ka thënë ajo.
E pyetur nga çunat lidhur me komentet negative që kanë bërë për të në rrjetë sociale, ajo ka thënë së populli tonë s’ka pse të skandalizohet sepse pamje të tilla dhe shumë herë më keq se kaq i sheh përditë nëpër video klipe. Për të ishte thjeshtë një kanatiere.
Për një gjë duhet të jenë bërë kurioz ata që kanë parë dhe pëlqye Riken, a është në një lidhje?
“Jam në një lidhje dhe nuk mund të zbuloj më shumë sepse të dashurit tim nuk i pëlqejnë farë këto gjërat mediatike dhe unë e respektoj.” –është shprehur ajo duke shtuar se nuk u bë xheloz për pamjet e shfaqura.
Nuk përbën çudi fakti që Rike Roci pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro2016 do të bej tifo për kombëtaren Italiane pasi aty është rritur dhe jeton.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë.