Për shkak të rikonstruksioneve në disa kabina elektrike disa lagje në Tiranë ditën e nesërme nuk do të kenë energji.
OSHEE njofton të gjithë qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet se ditën e nesërme (10 shtator) do të ketë ndërprerje energjie në intervale kohore të ndryshme.
Konkretisht stakim të energjisë do të ketë: nga ora 09:00-13:30, rruga "Agush Gjergjevica", rruga "Todi Shkurti", rruga "Budi" si dhe një pjesë e ish-Qytetit Studenti. Nga ora 09:00-15:00, Rruga "Hoxha Tahsim", Pjesërisht Sheshi i Xhamllikut. Ndërsa nga ora 09:00-15:30, Rruga "Riza Jaha", rruga "Qema Stafa".