INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikonstruksioni i kopshteve, Veliaj: Në shtator të gjithë gati

Rikonstruksioni i kopshteve, Veliaj: Në shtator të gjithë gati

Publikuar më: 14:20 23-08-2016

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës po punon me shpejtësi që më të vegjlit të jenë në kushte të mira. Bëhet fjalë për kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë edhe të Kopshtit 31 në kryeqytet, i cili përveç kushteve më të mira për fëmijët, ofron edhe një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta, falë bashkëpunimit me “Down Syndrome Albania”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  shoqëruar dhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko vlerësoi se investimi te çerdhet, kopshtet dhe shkollat janë investimi më i mirë për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë.
Erion Veliaj:
“Ajo që më bën më shumë krenar për nivelin e arritur, është fakti që ne kemi përfunduar kopshtin e 15-të nga 23 kopshte që kemi. Dhe besoj që deri në shtator kur ne të fillojmë zyrtarisht vitin mësimor do të kemi mbaruar me të gjitha kopshtet. Për herë të parë kemi sjellë të njëjtin standard, në mos më të mirë në institucionet publike se sa në ato private”.
Ndërkohë, deputeti Pandeli Majko falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë me çerdhet dhe me kopshtet, duke i dhënë Njësisë 5 një infrastrukturë arsimore dhe sociale moderne në vetëm një vit.
Pandeli Majko:
“Sot që flasim të gjithë kopshtet e Njësisë 5 janë të rikonstruktuara fal një ndërmjetësimi shumë të fortë të Bashkisë së Tiranës dhe një pune shumë të mirë do të thoja të drejtorisë përkatëse të bashkisë. Mendoj se janë duke bërë një punë të mrekullueshme”.
Në kopshtin 31, në bashkëpunim me donatorët, janë mundësuar punimet e brendshme, të gjithë instalimet elektrike dhe hidraulike sistemimi i hapësirës së gjelbër dhe rikonstruksioni i plotë i të gjithë fasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545