Zbuloni të vërtetën!
Françeska Jaçe prej disa kohësh u përfol shumë nëpër portale dhe mediat online për lidhjen me biznesmenin e ri, Andi Geci. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konfirmuan lidhjen, ata arritën ta mbanin atë të fshehur nga vëmendja e mediave, por jo nga ajo e paparacëve.
Mirëpo lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe menjëherë qarkulloi lajmi se romanca mes Françeskës dhe Andit ka marrë fund. Por së fundmi ata tërhoqën sërish vëmendjen e publikut, pasi u shfaqën në Instastory duke pirë verë dhe duke mbajtur puro, gjë që i futi fansat në dyshime se ata ishin kthyer sërish së bashku.
Por pas lajmit se çifti ishte rikthyer, Françeska ka reaguar në një postim në Instastoryn e saj. Ajo ka bërë ironi, duke e quajtur lajm të rremë atë që u fol së fundmi për të.
“Nëse do të pinim puro në një ditë, të nesërmen do të zgjohej nëpër portale me mua. #Lajm i rremë.”- ka shkruar Françeska në foton e aktorit të huaj Tom Hardy, i cili shfaqet duke pirë një puro.