Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Nga parashikimet moti i kthjellët do të qëndrojë deri ditën e enjte.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.