Porti i Durrësit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë në vendin tonë.
Mëngjesin e të dielës kanë mbërritur pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.
Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.
Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.