“Friends” bënë miliona fansa kudo në botë dhe duket se tashmë askush nuk do të heqë dorë prej tyre, edhe mbi 10 vjet pas përfundimit të serialit.
Gjashtëshja e njohur e miqve rikthehet sërish, këtë herë si muzikal. I titulluar si episodi “The One Where They Sing” dhe i cilësuar si një parodi muzikal, spektakli prej 90 minutash do të shfaqet në eatrin e Çikagos gjatë muajve kësaj vere. Megjithatë, asnjë nga aktorët origjinalë që e kthyen serialin në një kult të viteve 90’ nuk do të jetë i pranishëm për shkak se ky realizim është, ashtu siç thotë edhe posteri, i paautorizuar. Muzikali do të bazohet në sezonin e parë të “Friends” dhe do të ketë si pjesë të repertorit këngë ta famshme nga seriale, si “Macja me erë të keqe”, e kënduar nga personazhi Fibi. Në rast se ju bie rruga për në Çikago...pse jo?