“Humbur” i siguroi çmimin e Baladës më të mirë në Kënga Magjike 2017, dhe duket se Samanta Karavella e shijoi mjaft këtë çmim dhe ka vendosur të rikthehet sërish në Kënga Magjike.
Këtë vit prezenca e saj në një prej festivaleve më të rëndësishme muzikore në vend duket se është pak ndryshe nga viti i kaluar.
Kjo sepse këtë vit Samanta ka realizuar një këngë për një dyshe tjetër.
“Qaj” është balada e kënduar nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi, por që bëri bashkë dhe dy prej artisteve më të talentuara në vend, Samantën dhe Fifin.
Samanta ka përgatitur muzikën e ndërsa Fifi tekstin e këngës e cila është pritur mjaft mirë nga publiku dhe këtë e kanë treguar klikimet në youtube dhe reagimet mjaft pozitive të audiencës.