Aktualisht, në Top Channel, transmetohet sezoni i tretë i “Përputhen”, që sigurisht ka ngjallur sërish polemika. Shumë dinamika ka patur javët e fundit, kujtojmë këtu skandalin Alvisa-Hysen, hyrjen e Efit dhe marrëdhënien me Brunon, debatet e shpeshta të këtij të fundit me Mikelën.
Por duket se programi do të ketë ndryshime në vazhdim. Autorja Olsa Muhameti ka treguar në një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, se në vazhdim do të ketë hyrje të reja, pasi dinamika e programit e kërkon.
Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në program të disa prej protagonistëve të sezonit të kaluar të cilët janë ende beqarë. Për të matur preferencën e publikut, ajo ka hapur edhe një sondazh duke pyetur ndjekësit nëse beqarët nga sezoni i kaluar duhet të rikthehen.
Ndaj, mesa duket programi do të ketë ndryshime, dhe ne na mbetet vetëm të presim…