INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen në modë sërish rripat e mëdhenj, ja si mund t’i kombinoni në përditshmëri…[FOTO]

Rikthehen në modë sërish rripat e mëdhenj, ja si mund t’i kombinoni në përditshmëri…[FOTO]

Publikuar më: 14:29 14-12-2018

Guxim, kjo është një nga fjalët kyçe të tendencave të këtij viti, kryesisht për rripat dhe mënyrat se si i kombinojmë në vëshjet tona.

Rripat e hollë kemi vendosur t’i lëmë pas në vitin 2018 dhe t’i zëvëndësojmë ato me rripat e trashë. Nëse nuk keni ide si ti kombinoni, ne kemi disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë. Mund t’i përdorni dhe gjatë periudhës së dimrit.

1. Vendoseni mbi pellushin tuaj.

Pellushat janë shumë të rehatshëm dhe ju mbajnë shumë ngrohtë, por ndonjëherë ju tregojnë pa forma. Si mund ta ndryshoni pamjen e tyre? Duke vendosur një rrip të madh sigurisht. Mund të merrni shembull nga Bebe Rexha.

adrrdtj.jpg

 

2. Jepini një pamje tjetër fustanit të mbrëmjes

Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme ti shtoni fustanit tuaj klasik një rrip të madh, por shihni Kat Graham.

 

yttyty.jpg

3. Vendoseni mbi një veshje me printe

Ngjyrat e ndezura mund të vrasin pak syrin ndonjëherë. Mundohuni t’i shtoni një rrip të madh në mes dhe shihni magjinë e tij.

 

tydtedty.jpg

4. Ndryshoni veshjen e përditshme

Nëse mendoni se veshja juaj duhet të kthehet nga “e bukur” në “wow” atëherë duhet ti shtoni aksesorin sekret: rripin e madh.

 

ghtyjtf.jpg

5. Jepini pak ngjyrë fustanit tuaj

Fustanet njëngjyrëshe kanë gjithmonë nevojë për një prekje finale ose diçka që të ndryshojë pak pamjen, kështu që provoni njëherë një rrip të madh.

 

ghjfgjhf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928