INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen reshjet e shiut. Pesë qytete rrezikohen nga përmbytjet

Rikthehen reshjet e shiut. Pesë qytete rrezikohen nga përmbytjet

Publikuar më: 16:36 09-12-2017

Rikthehen reshjet e shiut. Gjithë territori i vendit është mbizotëruar sot nga reshjet. Ende pa kaluar një javë nga përmbytjet që përfshin vendin, për shkak të reshjeve ekstreme të regjistruara, shirat kanë nisur sërish në të gjithë vendin. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave , zonat e ulta fushore dhe kodrinore të vendit janë përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në ato malore rreshjet kanë qenë në formën e borës. Instituti i Gjeo-shkencave ka zbuluar se cilat janë 5 qytetet më të rrezikuara nga shtërngatat e forta të shiut dhe rrëshkitja e dherave. Qytetet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Tiranës pritet të jenë qytetet që do të marrin sasinë më të madhe të reshjeve në 48 orët në vazhdim. Ndërkohë qytetet jugore, Fieri, Vlora dhe Berati që u përmbytën javën e shkuar do të kenë më pak rreshje dhe rreziku për përmbytje është më i vogël. “Pasditen e së shtunës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës”-parashikojnë meteorologët. Ditën e dielë pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin. Priten reshje dëbore në zonat malore ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836