INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen rreshjet e shiut, ja deri kur do të zgjasin

Rikthehen rreshjet e shiut, ja deri kur do të zgjasin

Publikuar më: 10:44 07-08-2016

Muaji gusht nuk ka hyrë ashtu siç duhet për pushuesit në vendin tonë, pasi krahas çadrave të plazhit, do t’u duhet të marrin me vete edhe çadrat e shiut si pasojë e rreshjeve. Temperaturat e larta nuk janë më dhe retë kanë mbizotëruar këtë të diel. Temperaturat kanë rënë me disa gradë. Dita e diel parashikohet me reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin. Megjithatë ka lajme të mira. Moti i keq nuk do të zgjasë për shumë. Shirat dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë deri të mërkurën. Më pas temperaturat do të rriten sërish.

Për ditën e sotme, në zonat malore temperaturat maksimale do të arrijnë në 27 °C në dhe ato minimale në 19°C. Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare termometri do të shënojë temperaturën më të lartë deri në 33 °C dhe atë më të ulët në 21°C.

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508